Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha përmes një konference për shtyp se, “një raport i inteligjencës ushtarake britanike ka zbuluar se, 40 përqind e atyre që kalojnë Kanalin Anglez, me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë”.
“Në periudhën 1 qershor – 12 korrik, 1075 shqiptarë kanë kaluar ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë në gomone dhe varka të vogla.
Pyetja që ngremë nga kjo foltore është se, pse Shqipëria, një vend jo në konflikt, dhe që as nuk vuan nga ndonjë epidemi, thatësirë apo krizë tjetër, prodhon më shumë emigrantë se të gjitha ‘vendet e tmerrit’?
Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind”, citoi ai.
“Nëse bëjmë një bilanc të shpejtë të gjendjes së këtyre shteteve rezulton se:
Irani është në një regjim ajatollahësh, një diktaturë fetaro-politike, që shtyp dhe përndjek popullatën duke mohuar çdo liri dhe të drejtë.
Afganistani është rikthyer nën regjimin e talebanëve, persekutorë të kundërshtarëve dhe civilëve, që i kërkojnë popullatës të jetojë sipas kodeve të një islami fanatik.
Iraku është një vend i dalë nga një luftë e gjatë sektare, shesh-betejë për ndikim dhe pushtet e disa fuqive dhe fraksioneve fetare e politike.
Historia e Sirisë është e njohur për shqiptarët, duke qenë se disa familje u bllokuan në kampet e luftës atje.
Eritrea, një vend afrikan është prej kohësh territor i një lufte të përgjakshme në rajonin e Tigrey-t”, vijoi Këlliçi. Sipas tij, i vetmi shpjegim për emigrimin e shqiptarëve është se, “qeveria është bërë e padurueshme”.
“Vend më të mirë se yni, nuk gjejmë, dhe as nuk duam. Qeveri më të mirë, sigurisht që po”, tha Këlliçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje