Gjatë një takimi me ekspertë për krizën e çmimeve, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në vend kontrabandohen 300 mijë ton naftë dhe këtë sipas tij e bën qeveria.
Ai deklaroi se janë tre peshkarexha, ndërkohë pronari i njërës prej saj thuhet se bën takime të herë pas hershme me kryeministrin.
“Unë dje deklarova se së pari do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do të subvencionojmë 100% biletat e udhëtimit urban dhe interuban. Nuk po shpikim, e kanë bërë të tjerët. Ne jemi vendi që prodhojmë 1 mln ton naftë.
Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë sesa në 2012 është më i paktë sesa ishte në 2012. Në 2012 përvec 540 mijë tonë që importoheshin, ARMO prodhonte 150 mijë tonë D2. Pra konsumi ishte tek 700 mijë ton. Konsumi me këto automjete që janë sot duhet të jetë 800 mijë ton.
Janë 300 mijë ton që kontrabandohen, si? Qeveria! Nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananesh”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi se nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje