Politike

Rama: Rekord turistësh të huaj në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama e cilëson përtej parashikimeve më pozitive të Qeverisë fluksin e turistëve të huaj në vendin tonë.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, të shoqëruar me foto nga Porti i Durrësit, Kryeministri thekson se në llogaritje nuk përfshihen qytetarët shqiptarë, apo ata të Kosovës që hyjnë në vend.

“Prurje të jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, pa llogaritur qytetarët e Shqipërisë apo të Kosovës”, shkruan ai.

Reagimi i Kryeministrit mbërrin në një kohë ankesash në lidhje me sigurinë dhe çmimet në plazhet e vendit, sidomos në bregdetin e jugut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë