Politike

Inceneratori i Fierit, PD pesë pyetje për SPAK

Deputeti i PD, Luan Baçi, kishte pesë pyetje publike ndaj SPAK për inceneratorin e Fierit, që nuk është në punë.

“1. Pse Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë, lekë brenda dates 1 Gusht, për inceneratorin e Fierit? Ku është inceneratori i Fierit që duhej të ish dorëzuar me çelësa në dorë sipas kontratës së fshehtë?

2. Meqe Zoto dhe Gugallja janë me urdhër arresti ndërkombëtar, ku jua dërguan ato 2 milion euro brenda ditës?

3. Pse u ndërrua 3 here, me shpejtësi e pa asnjë debat në Këshillin Bashkiak, vendi i ndërtimit të inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gjë që është e detyrueshme ligjërisht?

4. A po hetohet për falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit?

5. Çfarë bëhet me mbeturinat, që janë depozituar deri tani pranë inceneratorit? A do të digjen këto pas disa vitesh në incenerator? Apo do të inkapsulohen aty?…”, pyeti Baçi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë