Politike

Rama takohet me Erdogan: Folëm për energjinë dhe ushqimet

Kryeministri Edi Rama është takuar në Ankara me Presidenin turk, Recep Taip Erdogan.

Ai e vlerëson takimin si vëllazëror, ku u fol për bashkëpunimin mes dy vendeve për të përballur krizën e çmimeve dhe garantimin e energjisë e të ushqimeve bazë për qytetarët.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.

Kryeministri mbërriti të martën në Turqi për një vizitë, siç tha të organizuar me ftesë të Presidentit Erdogan. Mes të tjerave, kreu i Qeverisë foli edhe për një ‘takim të rëndësishëm pune’, por nuk sqaroi nëse bëhej fjalë për takimin me Erdogan, apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë