Gazeta Si – “Jo luftës. Mos i besoni propagandës, po ju gënjejnë”, shkruante ai në një tabelë të shfaqur drejtpërdrejt në transmetuesin kryesor rus më 14 mars, duke përfunduar në burg më pas.
Tani gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova është arrestuar përsëri: ajo është nën hetim për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse.
Arrestimi – Lajmin e ka bërë vetë Ovsyannikova përmes kanalit të saj në Telegram, duke shkruar se në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës në shtëpinë e saj kanë hyrë dhjetë policë.
Avokati i saj më pas shpjegoi për agjencinë AFP se një hetim u hap kundër saj me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë mbi veprimet e forcave ushtarake ruse.
Ky është një krim i futur në kodin penal pas fillimit të konfliktit në Ukrainë: dënimi mund të jetë deri në 15 vjet burg. Tani gazetarja është në paraburgim në qendrën e paraburgimit të përkohshëm në rrugën “38 Perovka” në Moskë.



Protesta e gazetares – Vetëm një muaj më parë, më 15 korrik, Ovsyannikova, e cila ishte kthyer në shtëpi pas një periudhe jashtë shtetit, shprehu sërish mospajtimin e saj duke ekspozuar në argjinaturën e Sofiyskayas (përgjatë lumit Moskva, në kryeqytetin rus) një parrullë të re
Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus, e kishte cilësuar Putinin “një vrasës” dhe për ushtrinë kishte shkruar: “Ushtarët e tij janë fashistë. 352 fëmijë kanë vdekur. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ti të ndalosh?”, president.
Pse u kthye në Rusi? – Pas arrestimit të saj të parë në mars, Ovsyannikova, e liruar pothuajse menjëherë, u largua nga Rusia dhe u zhvendos jashtë vendit, ku punoi për tre muaj me gazetën gjermane Die Ëelt.
Pas kësaj kohe, gazetarja ishte kthyer në shtëpi për të zgjidhur një mosmarrëveshje për kujdestarinë mbi fëmijët e saj.
Që nga kthimi, Ovsyannikova ka mbështetur publikisht politikanin e opozitës Ilya Yashin në gjykatë dhe ka publikuar disa postime anti-qeveritare.
Aktiviteti i saj protestues vijoi në mesin e korrikut, kur ajo u ndalua nga policia dhe u dënua nga një gjykatë e Moskës me një gjobë prej 50,000 rubla (pothuajse 800 euro) përsëri për “diskreditim të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje