Bota

Navalni futet në një qeli izolimi për tre ditë: Bën shumë nxehtë dhe ka pak ajër

Gazeta Si – Kundërshtari numër një i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalni, tha se ai u vendos në një qeli “dënimi” pas përpjekjeve të tij për të krijuar një sindikatë në burgun ku po mbahet.

Ai aktualisht pritet të qëndrojë në izolim për tre ditë, por autoritetet e burgut kanë paralajmëruar se ai mund të “bëhet vendbanimi im i përhershëm”, nëse “e rishqyrtoj qëndrimin tim”.

Navalni po vuan një dënim me nëntë vjet burg në një institucion të rreptë penal pranë qytetit rus Vladimir, me akuza për përvetësim që ai dhe aleatët e tij thonë se janë të motivuara politikisht.

“Përshëndetje nga izolimi”, ka shkruar Navalni në rrjetet e tij sociale, duke thënë se është vendosur zyrtarisht në izolim për shkak të zbërthimit të butonit të sipërm të uniformës së tij.

Navalni, 46 vjeç, e përshkroi qelinë e tij si një “lukuni betoni” të vogël, ku është “shumë nxehtë” dhe “me pak ajër”.

“Ka vetëm një filxhan dhe një libër në qelinë time. Unë kam vetëm një lugë dhe një pjatë me ushqim”, tha ai.

“Nuk ka asnjë vizitë, asnjë letër, asnjë pako. Ky është i vetmi vend në burg ku pirja e duhanit është e ndaluar”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Navalni njoftoi se ka krijuar një sindikatë në burg, ku punon duke qepur.

Ndërsa sindikata shënoi fitoren e parë – stolat e përdorura nga të burgosurit që punonin në makina qepëse u zëvendësuan me karrige – Navalni tha se mori paralajmërime nga administrata e burgut.

Kundërshtari i Putinit kishte vuajtur dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht me akuzën e mashtrimit, por në mars, dënimi i tij me burg u zgjat në nëntë vjet, pasi ai u shpall fajtor për shpërdorim të donacioneve nga organizatat e tij, politike dhe përbuzje të gjykatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë