Sport

Tri medalje ari për Shqipërinë, 17-vjeçari Ertjan Kofsha shkëlqen në Poloni

Gazeta Si – Tri medalje ari për Shqipërinë. I sjell nga Polonia peshëngritësi 17-vjeçar, Ertjan Kofsha, talenti i radhës i dalë nga shkolla e Shtërmenit dhe nga duart e trajnerit Leonard Toska.

Një paraqitje e jashtëzakonshme e peshëngritësit Ertjan Kofsha në Europianin për të rinj, U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.

Ertjan Kofsha në shkallën më të lartë të podit. Gazeta Si, 15 gusht 2022

Kofsha garoi në peshën 89 kg. Ai ngriti 145 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 168 kilogramë në stilin e shtytjes. Në dygarësh ngriti 308 kilogramë, duke marrë kështu tri medalje të arta.

17-vjeçari Kofsha është e ardhmja e shtangës kuqezi. Shqipërisë padiskutim do t’i vijnë medalje të tjera nga ky sportist i jashtëzakonshëm.

Pak ditë më parë në këtë aktivitet ishte shtangistja Enkileda Carja, e cila fitoi tri medalje bronzi për Shqipërinë. Në total, Kombëtarja jonë ka fituar 6 medalje në Europianin e të rinjve në Poloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë