Politike

Begaj nderon Rugovën dhe refuzon takimin me kreun e LDK-së në selinë e partisë

Presidenti Bajram Begaj kreu homazhe dhe vendosi një buqetë me lule në varrin e Ibrahim Rugovës, por dita e dytë e vizitës zyrtare të shtetit shqiptar në Prishtinë nuk shkoi ashtu siç ishte përcaktuar në agjendë.

Presidenti kishte parashikuar takime me të gjithë kryetarët e partive opozitare në Kosovë. Takimet u mbajtën në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke nisur me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas kreut të PDK-së, Presidenti Begaj duhej të takohej me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Por takimi nuk është mbajtur. Arsyen e zbuloi LDK, që përmes një deklarate tha se Presidenti Begaj kishte refuzuar që të takohej me Abdixhikun në selinë e partisë.

Ekipi i Presidencës shqiptare e ka refuzuar takimin në seli për të mos u keqinterpretuar, pasi me krerët e tjerë të partive opozitare në Kosovë ai u takua në mjediset e Kuvendit.

Pas këtyre takimeve, Begaj u prit nga Komandanti i KFOR-it, ndërsa më pas do të zhvillojë takime me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të këtij misioni. Takimi do të mbahet në pjesë.

Rreth orës 14:00, Presidenti Begaj do të jetë në Prizren për një takim me kryetarin e Komunës, ndërsa vizita mbyllet me ndalesën në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë