Bota

Video/ Zjarr i madh në qendër të Londrës, autoritetet: Mbani mbyllur dyer dhe dritare

Gazeta Si – Një zjarr i madh – i cili shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure me orën lokale: 10:30 në Shqipëri – po shkakton shqetësim të madh në qarkullimin e trenave në qendër të Londrës.

Zjarri, i cili ra nën një urë hekurudhore midis stacioneve London Bridge dhe Waterloo East, u përhap në një parking ku, sipas zjarrfikësve, dy makina elektrike morën flakë.

Zjarri po prodhon re të dendura tymi të zi dhe autoritetet – sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” – po i kërkojnë “kujtdo që jeton ose punon në zonë të mbajë dyert dhe dritaret të mbyllura”. Mediat britanike raportojnë për rreth 70 zjarrfikës që po marrin pjesë në aksion.

Lëvizja e trenave dhe e metrosë në zonë, aktualisht është e bllokuar, dy stacionet janë mbyllur dhe disa ndërtesa janë evakuuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë