Gazeta Si – Rusia është e gatshme të punojë për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilët mund të negociojnë drejtpërdrejt një marrëveshje paqeje.
Lajmi bëhet i ditur nga CNN turk, duke cituar burime nga qeveria e Ankarasë.
Sipas të njëjtave burime, Moska ka ndryshuar qëndrim për një takim mes dy liderëve dhe ka zbutur kushtet.
“Udhëheqësit mund të diskutojnë dhe të përcaktojnë një hartë rrugore. Më pas delegacionet mund të punojnë për ta vënë atë në praktikë”.
Rusia kishte folur më parë për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Zelenskit vetëm pasi të dy ekipet negociuese kishin hartuar një udhërrëfyes për paqen.
Sakaq, “Kombet e Bashkuara duhet të sigurojnë sigurinë e objektit strategjik të centralit të Zaporizhjes, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse”, tha Zelenskij pas takimit me kreun e OKB-së Guterres në Lviv.
Udhëheqësi ukrainas ripërtëriti gjithashtu akuzat kundër rusëve për kryerjen e sulmeve ndaj uzinës: një “terror i qëllimshëm” që “mund të ketë pasoja katastrofike për të gjithë botën”, paralajmëroi ai.
Më herëtZelenski është takuar me presidentin turk Erdogan për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin me Rusinë.
Ndërkohë, ushtria ruse ka njoftuar se ka vendosur avionë luftarakë të armatosur me gjeneratën e fundit të raketave hipersonike në rajonin e Kaliningradit.
Ministria e Mbrojtjes tha se tre avionë luftrakë “MiG-31” me raketa hipersonike “Kinzhal”, mbërritën në bazën ajrore Chkalovsk në enklavën e Detit Baltik, si pjesë e “masave shtesë të parandalimit strategjik”. Avionët luftarakë do të vihen në gatishmëri 24 orë në ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje