Thatësira më e rëndë që ka përfshirë Evropën në vite ka bërë që uji në lumin Danub të bjerë në nivelet më të ulëta në pothuajse një shekull.
Si rezultat, në sipërfaqe po dalin dhjetëra anijeve luftarake gjermane të cilat përmbajnë edhe municione. Anijet u fundosën gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit port të Prahovës, në Serbi.
“Flota gjermane ka lënë pas një fatkeqësi të madhe ekologjike që na kërcënon neve, banorëve të Prahovës”, thotë Velimir Trajiloviç, 74 vjeç, një pensionist nga ky qytet i cili ka shkruar një libër për anijet gjermane. Punëtorët në industrinë vendase të peshkimit janë gjithashtu në rrezik.
Gjatë muajit mars, qeveria serbe realizoi një tender për shpëtimin e kafshëve dhe heqjen e municioneve dhe eksplozivëve një projekt që u vlerësua në 29 milionë euro.
Anijet janë në mesin e qindra anijeve që u shkatërruan përgjatë Danubit nga flota naziste e Gjermanisë në Detin e Zi në vitin 1944, ndërsa ato u tërhoqën nga forcat sovjetike që avanconin.
Sakaq, thatësira dhe temperaturat e larta rekord kanë bllokuar trafikun lumor në arteriet vitale në pjesë të tjera të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje