Pesë deri në dhjetë dimrat e ardhshëm do të jenë të vështirë, paralajmëroi kryeministri belg Alexander De Croo, në mesin e një krize të çmimeve energjitike në Europë.
“Zhvillimet që po ndodhin janë të vështira për Europën”, -tha De Croo. “Disa sektorë po rrezikojnë shumë nga çmimet e larta të energjisë”.
Komentet e tij vijnë pasi çmimet europiane të gazit natyror u rritën në rreth 15 herë më shumë se çmimi mesatar i sezonit veror dhe energjia elektrike u rrit nga kërcënimet e shkurtimeve të mëtejshme të furnizimit nga Rusia.
Rreziku më i madh i pasojave të vazhdueshme nga lufta në Ukrainë është mundësia që solidariteti europian mund të prishet, tha një zyrtar belg, duke shtuar se një rezultat i tillë mund të minojë tregjet e energjisë dhe të dëmtojë përpjekjet për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.
Çmimet e gazit u rritën deri në 21%, ndërsa energjia gjermane u rrit në mbi 700 euro (698.21 dollarë) për megavat-orë për herë të parë pasi tubacioni kryesor i gazit Nord Stream është vendosur të ndalojë për tre ditë mirëmbajtje më 31 gusht, duke ngritur përsëri shqetësimet se lidhja nuk do të kthehet në më në punë.
De Croo tha se Belgjika mund ta durojë krizën “nëse mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira”. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje