Gazeta Si – Në stacionin Çaplinë në Ukrainë, duket se rusët goditën një tren ushtarak, duke vrarë më shumë se 200 ushtarë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov tha: “Një goditje e drejtpërdrejtë me një raketë ‘Iskander’ në një tren ushtarak në stacionin Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk vrau më shumë se 200 rezervistë të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe shkatërroi dhjetë pjesë të armatimit ushtarak. duke shkuar për në zonat luftarake në Donbass.’
Megjithatë, sipas lajmeve të fundit nga Kievi për sulmin me raketa në Chaplyne, viktimat duket se janë 25 dhe ata do të ishin civilë. Por bilanci mund të rritet në orët e ardhshme.
Sulmi vdekjeprurës në stacionin e trenit ndodhi në Çaplinë, një qytet me rreth 3.500 banorë në rajonin qendror të Dnipropetrovskut.
Sulmi ndodhi pasi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska mund të tentojë “diçka veçanërisht mizore” këtë javë, meqë të mërkurën Ukraina shënonte 31-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik dhe gjashtë muaj nga nisja e pushtimit rus.
Sulmi ishte një kujtesë e dhimbshme se Rusia është e aftë të përdorë forcën ushtarake që të shkaktojë vuajtje te popullsia civile, duke testuar qëndrueshmërinë e Ukrainës pas gjashtë muaj luftimesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje