Sali Berisha deklaroi se kostoja me të cilën shqiptarët do të paguajnë miliona euro prodhimin e energjisë elektrike nga dy impiantet që do të vendosen në Gjirin e Vlorës.
“Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë”, deklaroi Berisha.
Ai tha se përllogaritjet e kishin bërë këshilltarët e tij, por nuk dha emra. Sipas Berishës, këta impiante harxhojnë 220 litra naftë për prodhimin e një megavati.
“Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro”, u shpreh ai.
Kostoja e dytë thotë Berisha është qiraja e lartë.
“Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro. Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro”, u shpreh ai.
Ana tjetër, tha Berisha, është edhe ndotja e Gjirit të Vlorës, pasi siç deklaroi kreu i PD-së impiantet janë 20-vjeçare dhe punojnë me naftë të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje