Gazeta Si – Kina ka urdhëruar sërish izolimin për miliona njerëz në mënyrë që të përmbajë shpërthimet më të fundit të Covid 19, duke përfshirë qytete industriale si Shenzhen, Guangzhou, Dalian, Chengdu dhe Shijiazhuang.
Në Dalian, Liaoning, bllokimi preku rreth gjysmën e 6 milionë banorëve të saj për një kohëzgjatje prej 5 ditësh.
Në Shenzhen, Guangdong, të paktën 4 rrethe me rreth 9 milionë banorë u prekën nga urdhri i mbylljes.
Në Guangzhou, afër Hong Kongut, 5 infeksione të transmetuara në vend u zbuluan të martën, të mjaftueshme për të rrethuar disa zona të një distrikti deri të shtunën.
Në qytet është shtyrë rifillimi i mësimeve në kopshte, shkolla fillore, të mesme dhe të larta, ndërsa ato të nisura janë pezulluar.
Shërbimet e autobusëve dhe metrosë janë ulur gjithashtu në mënyrë drastike. Politika e “tolerancës zero” për Covid 19, e mbështetur deri në fund nga presidenti Xi Jinping, ka ndihmuar në ngadalësimin e ekonomisë.
Sipas “Capital Economics”, 41 qytete, përgjegjëse për 32% të PBB-së së Kinës, janë aktualisht të përfshirë në shtrëngimin anti-pandemi, numri më i lartë që nga prilli.
Pekini ka mbetur relativisht i qetë, megjithëse udhëtimi brenda dhe jashtë kryeqytetit është dekurajuar dhe banorët po testohen pothuajse çdo ditë në përgatitje për Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste, i cili hapet më 16 tetor.
Të hënën, Qendra Kërkimore “Anbound”, një institut kinez i mendimit, argumentoi se mbyllja drakoniane anti-Covid, shkaktoi bllokime në tregti, udhëtime dhe industri, duke kërkuar një ndryshim kursi për të shmangur një “ngërç ekonomik”, duke i bërë thirrje udhëheqjes të përqendrohet në rritjen e bërë nga SHBA, Evropa dhe Japonia.
“Parandalimi i rrezikut të ngërçit ekonomik duhet të jetë detyra prioritare”, vuri në dukje grupi i ekspertëve në një raport të titulluar “Është koha që Kina të rregullojë politikat e saj të kontrollit dhe parandalimit të virusit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje