Gazeta Si – Goditje e fortë kundër organizatës mafioze italiane “Ndrangheta” në Kozenca të Kalabrisë në Itali.
Që prej mëngjesit, karabinierët dhe policia, kanë kryer 201 urdhra arresti në paraburgim të lëshuara nga magjistrati me kërkesë të drejtorisë së antimafias së rrethit, në krye me prokurorin Nicola Gratteri.
Operacioni përfshin gjithashtu njerëz që janë kontaktuar në Milano, Agrigento, Napoli, Novara, Parma, Torino dhe mbi 250 persona janë nën hetim.
Mes tyre bie në sy avokati Marcello Manna – kryebashkiak i Rendes dhe president i Anci Calabria – i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpie.
E njëjta masë edhe për një këshilltar të këshillit të tij dhe për këshilltarin për mirëmbajtjen dhe dekorin urban të Kozencës.
Hetimet që përfshijnë jo vetëm eksponentë të Kosenca ‘ndrine, por edhe politikanë, profesionistë dhe sipërmarrës vendas, mbulojnë një periudhë nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021 dhe janë zhvilluar përmes përgjimeve mjedisore dhe telefonike dhe deklaratave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Të akuzuarit, në cilësi të ndryshme, tani do të duhet të përgjigjen për krime që variojnë nga shoqata kriminale e tipit mafioz, deri tek shoqata kriminale që synojnë trafikun e drogës përmes organizimit të paligjshëm të lojërave, duke përfshirë lojërat e fatit, basteve, pastrimin e parave, “vetëpastrimin dhe transferimin mashtrues” të pasurive dhe vlerave, zhvatje, fajde, ushtrim abuziv i kredisë, dëmtim, krime që lidhen me armë dhe municione, krime kundër personit, kundër pronës, kundër administratës publike, trafik droge, pastrim parash, ripërdorim të parave në veprimtari ekonomike, fiktive regjistrimi i pasurive, shkëmbimi elektoral politiko-mafioz.
Hetuesit kanë zbuluar shumë zhvatje ndaj bizneseve tregtare dhe një sistem real financimi me tarifa fajdesh falë të ardhurave të trafikut të drogës.
Organizata do të kishte imponuar gjithashtu shërbime sigurie për ngjarjet apo ambientet në Kozenca përmes kërcënimit dhe madje ka tentuar të bëjë financime publike për kompanitë.
Për më tepër, një pjesë e parave “të pista” do të ishte riinvestuar në sektorin e lojërave dhe basteve.
Ghithashtu, u kryen konfiskim parandalues emergjent për rreth 72 milionë euro, të cilat rezultuan në bllokimin e pasurive të paluajtshme, kompanive, makinave, motoçikletave, jahteve dhe një avion të vogël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje