Gazeta Si – Përveç denoncimeve të shumta, Sali Berisha po përgatitet për një aksion të fortë opozitar që këtë shtator.
Siç e pranoi gjatë një bashkëbisedimi me mediat, kreu i Partisë Demokratike dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë rënë dakord për një aksion opozitar gjatë një takimi.
Berisha u shpreh se është takuar para dy ditësh me Metajn, por nuk kanë fiksuar një datë fikse lidhur me fillimin e aksionit.
“Jam takuar me zotin Meta, kemi rënë rakord për një aksion të fuqishëm opozitar me këtë regjim, i cili po shkërmon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen plaçkitjen e qytetarëve dhe sundimin e krimit, – u shpreh ish-kryeministri. – Zhvillimet e dy ditëve të fundit në një farë mënyre në një shtet normal, të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. Ti je kryeministri, por nuk mund të heqësh Drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive. Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh Drejtorin e Shërbimit Informativ Kombëtar pa shkarkuar tjetrin që ka qenë më parë. Janë institucionet me sensitive”.
Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, vijon të jetë “thembra e Akilit” në denoncimet e Sali Berishës. Për mediat në selinë blu, kreu i PD-së tha se vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të kompanive të Alabarit në Beograd.
Sipas Berishës, kjo kompani ka gjithashtu ka filial edhe në Minsk të Bjellorusisë, në krye të së cilës është ndihmësi i Presidentit bjellorus Lukashenko.
“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre”, – tha Berisha.
Sipas tij, “vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd. Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos”.
Në këtë mënyrë, Berisha akuzoi Ramën se “jo vetëm po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit”.
Ai e quajti këtë “një aferë multimiliardëshe, me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje