Gazeta Si – Ka njerëz që ose i do ose i urren. Thellësisht. Cristina Fernández de Kirchner, nënpresidente, ish-presidente dhe ndoshta presidente e ardhshme e Argjentinës, për të tretën herë, e cila i shpëtoi sulmit të një burri që i drejtoi një armë të bllokuar në mënyrë provinciale në fytyrë, është një prej tyre.
Për ditë të tëra jashtë shtëpisë së saj kishte njerëz që e prisnin. Shumë fansa të saj, sigurisht, por edhe shumë njerëz që nuk e duan aq shumë (dhe nga ajo turmë doli Fernando Andres Sabag Montiel, një brazilian 35-vjeçar, me armën e tij që i bëri atentat).
Disa politikanë të opozitës ekstreme kanë ardhur për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje për “Careshën” peroniste, të ndjekur nga një çështje shekullore e korrupsionit që disa gjyqtarë tani më në fund do të donin ta gjykonin.

Cristina është një grua me pushtet, një nga politikanet më me ndikim në historinë e Argjentinës. Pas Evitës, ça va sans dire, “mujer” më e dashura dhe e urryera në vend.
E lindur më 19 shkurt 1953 në qytetin La Plata, në provincën e Buenos Aires, ajo është liderja e parë që u zgjodh (Isabelita Perón nuk u zgjodh kurrë) për të mbajtur të gjitha postet e hierarkisë kombëtare dhe pasi ishte Zonja e Parë, ose “primera dama”.
Thuhet se pas çdo njeriu të fortë, qëndron një partner po aq i fortë. Në Argjentinë vlen dyfish, siç mëson historia e grave të Juan Domingo Peron.
Cristina, gruaja e ish-presidentit Néstor Kirchner (2003-2007), ka treguar se dikush mund të jetë gjithashtu shumë më e fortë dhe më karizmatik se i shoqi dhe të fitojë mbështetjen e popullit si dhe të trashëgojë “fronin”.

Kështu, ajo u zgjodh dy herë presidente në 2007 dhe më pas zëvendëspresidente në vitin 2019.
Historia e saj politike, në fakt, është shumë më komplekse. Si anëtare e Partisë së Drejtësisë (Peronist), ajo përfaqësoi provincën e Santa Cruz dy herë në Senatin argjentinas (1995–97, 2001–05) dhe shërbeu (1997–2001) në Dhomën e Deputetëve.
Në vitin 2005, fitoi zgjedhjet senatoriale të provincës së Buenos Aires. Kur burri i saj vendosi të mos kandidonte për rizgjedhje në vitin 2007, Fernández de Kirchner e bëri këtë në vend të tij dhe u bë presidentja e parë femër e zgjedhur e Argjentinës.
Popullariteti i saj u zbeh pas rritjes së taksave të eksportit për drithërat në një përpjekje për të kontrolluar çmimet e ushqimeve, por mes grevave në shkallë të gjerë, ajo e anuloi masën.
Më vonë, ndoqi programe të njohura sociale dhe në vitin 2010 nënshkroi një ligj që e bëri Argjentinën vendin e parë në Amerikën Latine që lejon martesat e të njëjtit seks. Në vitin 2011, fitoi lehtësisht rizgjedhjen.

Mandati i saj i dytë u shënua nga rritja e inflacionit dhe mosmarrëveshjet ligjore me kreditorët mbi ristrukturimin e borxhit.
Fernández de Kirchner u ndalua me Kushtetutë të kandidojë për rizgjedhje në 2015.
Cristina sot është numri dy dhe “gjembi në këmbë” i presidentit aktual Fernández (pa lidhje farefisnore), një lider jo shumë karizmatik që e gjeti veten duke lundruar në stuhinë e COVID 19 dhe krizën ekonomike me një deputet gjithmonë gati për ta rrëzuar, kur ai e kthen shiritin shumë ashpër drejt masave shtrënguese.
Një figurë e fuqishme dhe përçarëse, Fernández de Kirchner për admiruesit e saj është një nga politikanet më të persekutuara që nga kthimi i saj në demokraci në vitin 1983, e cila ka vuajtur dhe pësuar sulme të panumërta mizogjene dhe skualifikuese nga media dhe opozita – e udhëhequr nga makrizmi (politik kundërshtar të peronizmit).
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022
Për kritikët e saj, ajo është thjesht e korruptuar. Fajtore për favorizimin e kompanisë së ndërtimit të një aleati të ngushtë për kontratat e rrugëve gjatë dy mandateve të saj si presidente nga 2007 deri në 2015 në provincën e saj të lindjes Santa Cruz.
Prokurori Diego Luciani, javën e kaluar kërkoi një dënim 12-vjeçar, duke shkaktuar protesta të përhapura në të gjithë Argjentinën, duke përfshirë dhe ato para shtëpisë së Fernández de Kirchner në Buenos Aires.
Ajo është përgjigjur se akuzat janë të motivuara politikisht dhe se është përballë “një skuadre pushkatimi gjyqësor-media”.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje