Bota

Masakër në Kanada, vriten 10 persona me thikë në zona të ndryshme

Gazeta Si – Dhjetë persona u vranë dhe 15 u plagosën pas një serie goditjesh me thikë në komunitetet e largëta të Saskatchewan në Kanada.

Policia tha se sulmet ndodhën në James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatchewan.

Dy persona, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në kërkim për sulmet, me sa duket të kryera rastësisht.

Policia u kërkoi banorëve vendas që të kenë kujdes ekstrem dhe të qëndrojnë brenda nëse është e mundur. Për kryeministrin Trudeau, këto ishin sulme “të tmerrshme dhe tronditëse”.

Policia kanadeze gjeti “dhjetë trupa në vende të ndryshme në James Smith Cree Nation (një rezervë amerikane vendase) dhe në Weldon”.

Zëvendës-komandantja e Policisë Mbretërore Kanadeze, Rhonda Blackmore tha në një konferencë për shtyp, të cituar nga mediat kanadeze: “Ka edhe disa të plagosur, 15 prej të cilëve janë transportuar në spitale të ndryshme. Policia po heton shumë skena krimi”, shtoi ai.

 Policia është në kërkim të dy personave të dyshimtë, për të cilët ka nxjerrë informacione të përgjithshme: ata janë Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sandersos, 30 vjeç, të dy me flokë të zinj dhe sy kafe, në arrati ndoshta në bordin e një makine tip ”Nissan Rogue” i zi.

Marrëdhënia mes të dyve është ende e paqartë. Kërkimi filloi pasi mijëra tifozë mbërritën në Regina për një lojë tradicionale futbolli të Ditës së Punës midis Saskatcheëan Roughriders dhe Winnipeg Blue Bombers.

 Alarmi fillimisht u dha vetëm në Saskatcheëan, por më pas u shtri në provincat fqinje të Albertës dhe Manitobas, pasi vrasësit e dyshuar u panë duke ikur me makinë.

Policia u ka kërkuar banorëve të këtyre zonave të thella që të bëjnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë në shtëpi brenda mundësive.

Sulmet ndodhën në të paktën 13 vende të ndryshme, më së shumti midis James Smith Cree Nation dhe Weldon, ku komunitetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas hetuesve, disa viktima duket se janë goditur rastësisht, të tjerë me qëllim. Por motivi mbetet i panjohur.

Ekipet e shpëtimit përshkruan skena të tmerrshme. “Është e tmerrshme ajo që ndodhi sot në provincën tonë”, tha Rhonda Blackmore, ndihmës-komisionere e Policisë Mbretërore Kanadeze. Të plagosurit janë transportuar edhe me dy helikopterë në spitale të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë