Bota

Sulm kamikaz në ambasadën ruse në Afganistan, 2 diplomatë mes dhjetëra viktimave

Gazeta Si – Një sulm në kryeqytetin afgan Kabul, rezultoi me vdekjen e të paktën dy zyrtarëve që punonin në ambasadën ruse në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Moskës. Shpërthimi ndodhi pikërisht në hyrje të zyrave të diplomacisë së Kremlinit, duke plagosur një roje dhe një punonjës tjetër të ambasadës.

Personi përgjegjës për sulmin mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me efektivët e policisë, të cilët arritën ta ndalonin vetëm pak metra nga hyrja.

Krahasuar me atë që raportohet nga agjencia “Ria Novosti”, shpërthimi mund të kishte përfshirë shumë më tepër njerëz, të paktën 10 viktima, ndërsa “Al Jazeera” dhe “Tass” flasin për 25 të vdekur dhe shumë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Sulmi dyshohet se ndodhi kur zyrtarët filluan të kërkonin detaje nga një grup njerëzish që ishin rreshtuar para ambasadës ruse për të lëshuar viza udhëtimi.

Khalid Zadran, një zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit, shpjegoi më vonë se shpërthimi u shkaktua nga një tentativë sulmi kamikaz, i cili ishte përpjekur të hidhte veten në erë në turmën e radhës, por ai u neutralizua pak më parë nga agjentët. Zona është izoluar nga policia për të lehtësuar hetimet që po vijojnë.

Për momentin nuk ka asnjë pretendim për sulmin, ndërsa autoritetet nuk e kanë kuptuar ende nëse sulmuesi kishte vepruar i vetëm apo nëse kishte bashkëpunëtorë apo ishte pjesë e një grupi.

Nuk mund të thuhet as nëse ky sulm ka pasur apo jo një marrëdhënie me konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Sulmi ndodhi rreth një vit pas krijimit të një qeverie talebane në vend me largimin e trupave amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë