Bota

Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve.

Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.

Truss përballet me një listë të gjatë, të kushtueshme dhe të vështirë për të bërë, për të cilën ligjvënësit e opozitës thonë se është rezultat i 12 viteve të qeverisjes së dobët konservatore. Disa kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme – diçka që Truss ka thënë se nuk do ta lejojë.

Ligjvënësi veteran konservator David Davis i përshkroi sfidat që ajo do të merrte si kryeministre si “ndoshta e dyta më e vështira e kryeministrave të pasluftës” pas konservatores Margaret Thatcher në 1979.

“Unë në fakt nuk mendoj se asnjë nga kandidatët, asnjëri prej tyre nuk e di se sa e madhe do të jetë kjo,” tha ai, duke shtuar se kostot mund të shkojnë në dhjetëra miliarda paund.

Truss ka thënë se do të emërojë një kabinet të fortë, duke hequr dorë nga ajo që një burim i afërt me të e quajti qeverisje “të stilit presidencial” dhe asaj do t’i duhet të punojë shumë për të fituar disa ligjvënës në partinë e saj që kishin mbështetur Sunak në garë.

Burimi: Reuters/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë