Gazeta Si – Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka deklaruar se është pro hapjes së dosjeve të sigurimit, por sipas tij nisma e PS për ndryshimin e ligjit është shkelur bashkë me përfaqësuesit e autoritetit të Dosjeve.
“Ligji për spiunët është një ligj që e ka bërë PS sipas modelit gjoja gjerman, është ligj që e ka shkelur vetë PS me përfaqësuesit e saj në Autoritetin e dosjeve. Qëndrimi ynë si parti e Lirisë dhe i imi si politikan ka qenë hapja e dosjeve për këdo që do të zgjidhet. Për rastin konkret kemi të bëjmë me falsifikim të Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve. Ky falsifikim është bërë evident”.
Kryetari i Partisë së Lirisë, ka deklaruar se do të paraqesë në prokurori kallëzime të reja për ato që i quan “falsifikime idiote”.
“Partia e Lirisë mund t’u njohë me nismat për integritetin e personave publikë, ku përveç kontrollit të shëndetit mendor e psikik që është emergjent në mënyre të veçantë për kryeministrin aktual, sjellja e fundit është skizofrenike në gjithë dimensione e saj e po kështu për testin e drogës për gjithë politikanët e iniciativa të tjera”, – u shpreh Metaj në një konferencë për mediat.
Ish-presidenti tha se godina e Parlamentit, do të jetë vendi ku do të përqendrohen “protestat e opozitës, data për të cilat do të njoftohen brenda 24 orëve”.
Gjithashtu, ai shtoi se duhet të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve. Meta bëri të njohur projektligjin e nënshkruar nga deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike që do ta çojnë për shqyrtim në Kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje