Politike

Kuvendi nis sot sesionin e ri me ligjin e ‘spiunëve’ dhe me PD të përçarë

Gazeta Si – Punimet e Kuvendit çelen pasditen e kësaj të hëne në orën 18:00 me nismën e PD dhe PS për të ndryshuar ligjin e hapjes së Dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas agjendës, seanca e parë plenare pritet të jetë më tepër e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në Kuvend nga socialistët.

Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës, duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e Shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Në kalendar janë përfshirë edhe nismat e PD për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze.

Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë dhënë sinjalet e para se këtyre ndryshimeve do t’i përgjigjen me protesta masive.

Gjithçka pritet të vijojë në komisione përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin e ri parlamentar dhe politik.

Edhe reforma e re territoriale pritet të prodhojë debate mes shumicës socialistëve dhe grupit parlamentar demokrat udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj.

Partia Demokratike e rikthehet në Parlament në një sezon të ri ligjbërës, por me problemin e vjetër nga legjislatura e shkuar.

Me një grup parlamentar të ndarë në dy pjesë. Një fraksion që njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, ndërsa tjetri me mbështetësit e Berishës që njohin si kryetarë grupi Luçiano Boçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë