Politike

Nis punë Kuvendi, Presidenti Begaj mesazh deputetëve: Dialog dhe gjithëpërfshirje politike, vendi nuk mund të paguajë më kostot

Nga Gazeta ‘SI ‘ – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit që të kenë në fokus të tyre dialogun politik dhe gjithëpërfshirjen politike, sepse mungesa e tyre do t’i kushtojë vendit.

Presidenti Begaj i është drejtuar deputetëve me një mesazh, para nisjes së sezonit të ri paralamentar, duke thënë se çelja e negociatave imponon përgjegjësi dhe seriozitet tek ata.

 “Dialogu politik, gjithëpërfshirja dhe konsensusi duhet të jenë lajtmotivi i punës parlamentare, sepse vendi nuk mund të paguajë koston e mungesës së tyre. Të gjithë ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të ofrojmë bashkëpunim konstruktiv dhe dialog të qëndrueshëm”, – shprehet presidenti i vendit teksa bën thirrje edhe për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

“Korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpresën për një të ardhme më të mirë. Modeli i zyrtarit duhet të jetë ai i llogaridhënies, i respektimit të ndarjes së pushteteve, i respektimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësisë publike. Ne kemi detyrimin të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi, punën dhe rolin e çdo aktori institucional në ushtrimin e detyrave të tyre në luftën kundër korrupsionit për forcimin e besimit qytetar tek institucionet e drejtësisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë