Politike

Berisha: Parlamenti kujdeset për triumfin e krimit dhe jo për qytetarët

Nga Gazeta ’SI’- Ish-kryeministri Sali Berisha, përmendi Kosovën si shembull i një ekonomie që po performon më mirë se ajo në Shqipëri.

Pak pas nisjes së sesionit të parë parlamentar, Berisha u shpreh se në Kuvend nuk ka vend për qytetarët.

Nën vazhdën e akuzave se qeveria me në krye Edi Ramën, po vjedh, ish kryeministri Sali Berisha theksoi gjithashtu se në Kosovë, çmimet janë 30% më të ulëta në Shqipëri dhe gjithsesi janë duke u marrë masa konkrete për të përballuar krizën. Në vendin tonë Berisha theksoi se nuk ka asnjë nen apo ligj që mbron qytetarët nga bordi  “komunist”.

“Sot kjo seancë të thuash se ishte në seancë pagane turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte asnjë rresht të vetëm, asnjë nen dhe vendim të vetëm për qytetarin shqiptar,. Kujtoj se dy ditë më parë jo qeveria gjermane qe dha 46 miliardë euro, por qeveria e Kosovës, akordoi për qytetarët e saj, 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës ndërmarrjeje publike, 50 euro për punonjësit e administratës publike. Dyfishoi ndihmën, e tëra kjo për t përballuar çmimet. Që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta janë 30% më të ulëta se në Shqipëri,. Ky parlament nuk ka nen as ligj për të mbështetur shqiptarët në nevojë që po vodhën në mënyrë të tmerrshme duke shfrytëzuar bordet komuniste me ndihmën e Edi Ramën. Ky parlament ngrihet me krimin e votës dhe sistemin e patronazhistëve. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni t’iu rikujtoj se për qytetarët jo vetëm që nuk ekziston asnjë interes minimal për ta, por për t’i vjedhur duke blerë instilacione 4 milionë euro për të qetësuar sytë e Edi Ramës. Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit”,- tha ish-kryeministri Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë