Gazeta Si – Presidenti italian Sergio Matarrela, pritet të vizitojë Shqipërinë, ku do të mbërrijë në Tiranë nga Roma mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas agjendës presidenciale, kreu i shtetit italian, ka planifikuar një darkë private në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri.
Të enjten, Mattarella do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.
Në orën 12:00, Presidenti i Republikës do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Në vijim është dreka e punës e ofruar nga presidenti shqiptar Begaj, për nder të kreut të shtetit italian.
Pasditen e të enjtes (8 tetor), Mattarella do të vizitojë shkollën italiane në Tiranë dhe selinë e shoqërisë Dante Alighieri.
Më pas, kreu i shtetit do të takojë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Asamblenë Kombëtare në Tiranë dhe më pas do të ketë një takim në hotel Rogner me përfaqësues të komunitetit italian.
Pas vizitës në Shqipëri, presidenti italian do të niet për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ka planifikuar një vizitë zyrtare edhe atje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje