Politike

Kim: SHBA do të ndërmarrë veprime kur Shqipëria është nën sulm

Gazeta Si – Pas vendimit të Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh se, kur një aleat sulmohet Amerika do veprojë.

“Më lejoni ta përdor edhe këtë rast për ta theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, tha ajo.

Deklarata u bë në një prononcim për median pas takimit me me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj përfaqësues i PD-së.

Më herët kryeministri Edi Rama deklaroi në një videomesazh se Shqipëria do të ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pasi pas hetimeve u zbulua se ky shtet fshihet pas sulmit kibernetik.

Kreu i qeverisë u shpreh se ambasadës iraniane në Tiranë i është dërguar një notë ku kërkohet largimi i gjithë stafit të saj nga vendi ynë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë