Politike

Vizita e Mattarella-s në Tiranë, presidenti italian takon homologun Begaj dhe Ramën

Gazeta Si – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti këtë të enjte në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Në nder të kreut të shtetit italian u zhvillua një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Në fjalën e tij ai theksoi partneritetin që vendet kanë me njëri-tjetrin, duke e cilësuar Shqipërinë si një partnere të rëndësishme në rajon.

“Partneriteti ynë strategjik është i fortë edhe në aspektin ekonomik. Shkëmbimet tona janë rritur jo pak në sektorë të ndryshme të agrokulturës dhe infrastrukturës. Jemi të gatshëm për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Shqipëria është një partnere mjaft e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Janë të gjitha kushtet që ku bashkëpunim të konkretizohet dhe në investimet italiane në Shqipëri,” tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se Italia do të jetë gjithmonë mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Shqipëria është kryesore në Evropë, jo vetëm për marrëdhënien me Italinë por edhe më Europën. Ne do të jemi gjithmonë mbështetës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha ai.

Ndërsa Bajram Begaj, tha se Italia është mike e Shqipërisë, ndërsa falënderon vendin fqinj për mbështetjen që Italia ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se Shqipëria mirëpret rritjen e investimeve nga Italia.

Mattarella ka vijuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë dhe pas takimit me homologun Bajram Begaj është takuar me Kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë e priti Mattarella-n në ambientet e Kryeministrisë.

Mattarella shoqërohej në këtë takim nga ambasadori Fabrizio Bucci, ndërsa Rama nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Evis Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë