Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja për 199 familje të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019 në Zallherr, është ndalur dhe tek aksioni i qeverisë shqiptare për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Për këtë, ai tha se do të vendosen kontrolle të detajuara çdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve që katet që mos vihen më shumë se janë në leje.
Rama është shprehur se është koha për t’i vënë vulën dhe për të mbyllur kapitullin e ndërtimeve pa leje.
“Është koha për t’i vënë vulën përfundimtare dhe për ta mbyllur këtë kapitull që të mos ketë zhvillues që kur të marrë lejen, të bëjë dhe 1, 2, 3 kate dhe të gjejë rrugën për t’i legalizuar. Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë. Do të vendosim kontrolle të detyruara çdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve në mënyrë që katet mos hidhen dhe pastaj kur shikohen është vonë. Ky do të jetë një mësim i mirë sepse ka qenë e mundur që disa gjëra të ndalohen. Ky është një operacion që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Tirana ka problematikën më të vogël në këtë drejtim”, – vijoi kryeministri.
Rama theksoi se, “as pallatet nuk u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit nuk ndryshon brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë dhe kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, në Tiranë nuk kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa, ndërkohë që sot këto raste flagrante janë pak, – u shpreh Rama. – Janë pak dhe janë shumë pak në raport me tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet. Janë raste brutale arrogante. Ne nuk mundet dot të mos lejojmë dhe të shembim ndërtimet pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të fituar. Nuk ka pazar të prishura. Ky fenomen jo vetëm nuk u luftua, por u duartrokit dhe kështu u rritën kostot e të gjithëve bashkë, u rritën kostot për komunitetet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje