Politike

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit, Metaj: Shqipëria dhe SHBA bashkë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA duke thënë se dy vendet janë në një aleancë strategjike mes tyre.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e angazhuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë”, shkruan Metaj në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë