Politike

Arsimi/Yuri Kim: Shqipëria në pikë kritike. Hohmann: Të ‘krijohen’ udhëheqës të bizneseve

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi në Kongresin e Arsimit se arsimimi do të jetë kyç pas tregon se sa shpejt do të lëvizë Shqipëria dhe sa shumë përparim do të bëjë në rrugën e anëtarësimit të BE.

“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite më parë askush nuk e kishte paramenduar që sot Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s dhe ju uleni me SHBA-të, Britaninë, Francën, Kinën në Këshillin e OKB-së duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë”.

Duke qenë se një muaj më parë u hapën negociatat për anëtarësimin në BE, Kim ka thënë se arsimimi do të jetë pikë kyçe në gjithë rrugëtimin tonë drejt BE.

“Mbështetja për politikën tuaj arsimore është aq e rëndësishme për ne, sa ç’është mbështetja jonë për reformën në drejtësi edhe për luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kim.

Ndërkohë, ambasadorja Christiane Hohmann, gjithashtu e pranishme në Kongresin e Arsimit ka thënë se cilësia në arsim do të jetë në fokus të Bashkimit Europian. Sipas saj, kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE dhe do t’i japë mundësi të rinjve të kenë punë e paga më të mira. Ambasadorja tha se BE i ka dhënë qeverisë shqiptare 100 milion euro për të rritur cilësinë në këtë sektor.

“Të gjithë e dimë që anëtarësimi në BE nuk ka për të ndodhur sot për nesër. Këta fëmijë, të rinj varen te shkollat e tyre në mënyrë që shkollat t’i japin instrumentet e duhura për tu përgatitur në jetë. Anëtarësimi në BE do të thotë edhe një fokus gjithnjë e më shumë te ekonomia e gjelbër dhe digjitale. Ky tranzicion do të sjellë më shumë vëmendje pune dhe do të jetë në qendër të politikave të BE.

“Arsimi në Shqipëri duhet t’i japë individëve aftësitë e duhura, të specializuara dhe njohuritë për të gjitha gjuhët e ndryshme. Shqipëria duhet të përdorë gjithçka që vjen nga jashtë dhe të shfrytëzojë potencialin që ka nga brenda”, ka thënë Hohmann.

Ajo ka thënë se duhet të krijohen udhëheqës të bizneseve jo vetëm për të krijuar vende pune por edhe për t’i bindur shqiptarët se e ardhmja e tyre është në Shqipëri dhe jo jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë