Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur i pakënaqur me punën e SPAK ndaj Sali Berishës sa kohë që ky i fundit është shpallur “non grata” .
Balla tha për mediat se SPAK duhet të fillojë hetimet përmes një kërkese zyrtare DASH lidhur me Berishën.
Balla ka paralajmëruar edhe ndryshim të ligjit për personat e shpallur “non grata”.
LEXO EDHE:
– Hetimi i Ilir Metajt, SPAK i vendosur t’i shkojë deri në fund: Po kryejmë çdo veprim
– Incineratorët, hetim kompleks. Arben Kraja: Nën hetim edhe Tirana
– Kreu i SPAK: Po hetojmë ministra dhe deputetë
– SPAK po heton Berishën për Gërdecin dhe Klubin Partizani. A ka marrë Prokuroria prova nga SHBA? Si përgjigjet Kraja
“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA.
Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e papranueshme që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë.
Ne duhet të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor me detyrimin e institucioneve ligjore kur një person shpallet non grata, ky person duhet hetuar në mënyrë të thelluar dhe mënyrë të menjëhershme, nuk mund të lihet në dëshirën e prokurorisë. Tashmë edhe nga Britania e Madhe dhe në dokumentin e bërë publik jepen edhe emra konkret. Të ka thënë dhe emrat e personave me të cilat ke bërë korrupsion dhe ky person as nuk thirret dhe asnjë tjetër nuk thirret”- u shpreh Balla.
Për Ballën drejtësia po vonon edhe për hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, aferën e CEZ si dhe për tragjedinë e Gërdecit.
“Unë po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin tim dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur’’ tha ai
Në maj të vitit të kaluar Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i “përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje