Akoma nuk ka një plan publik për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II, që pritet të mbahet më 19 shtator 2022, por janë mësuar disa detaje
BBC do të transmetojë drejtpërdrejtë të gjithë zhvillimet, në TV, radio dhe web. Funerali do të nisë rreth orës 11.00 paradite, në kishën e Uestminster Abbey. Aty është vendi ku janë kurorëzuar mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë, dhe vetë Elizabeth u martua me Princin Philip.
Krerët e shteteve të ndryshme do të jenë prezentë në funeral.
Dita do të nisë me mbajtjen e arkëmortit të mbretëreshës nga forcat e Marinës Mbretërore dhe ata do të ndiqen nga pas nga mbreti i ri, Charles III dhe dy djemtë e tij, Uilliam dhe Harry, në resht sipas radhës.

Pritet që kryeministrja e re, Liz Truss, të mbajë një fjalim.
Më pas, dita vazhdon me mbajtjen e arkërmortit në një proces ecje nga kisha e Abbey deri në parkun Hyde të Londrës dhe më pas të arrijë në kështjellën e Uindsor me makinë.
Kështjella ka qenë e banuar vazhdimisht nga 40 monarkë për gati 1000 vjet. Kishte një rëndësi të veçantë për Mbretëreshën gjatë gjithë jetës së saj, si adoleshente ajo u dërgua në kështjellë gjatë viteve të luftës pas bombardimeve dhe ajo e bëri atë shtëpinë e saj të përhershme gjatë pandemisë së koronavirusit.
Mbreti dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore do t’i bashkohen këtij procesi përpara se arkivoli të hyjë në katedralen e Saint George.

Ku do të varroset mbretëresha?
Katedralja e Saint George është kisha e zgjedhur nga Familja Mbretërore për dasma, pagëzime dhe funerale. Është vendi ku Duka dhe Dukesha e Sussex, Princi Harry dhe Meghan, u martuan dhe ku u mbajt funerali i bashkëshortit të ndjerë të Mbretëreshës, Princit Philip.
Arkivoli i Mbretëreshës do të ulet në Kasafortën Mbretërore përpara se të varroset në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI, që ndodhet brenda kishës./BBC


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje