Bota

BE do të ndërpresë fondet për qeverinë e Orban. Vendet e unionit kanë 3 muaj kohë për vendimin final

Ekzekutivi i Bashkimit Europian, synon të ndërpresë fondet për administratën e Viktor Orban në Hungari, për shkak të shqetësimeve se atje po lulëzon korrupsioni.

Zyrtarë nga Komisioni Europian thanë se po mendohet formalizimi i kërkesës deri të dielën e ardhshme. Më pas, qeveritë europiane do të kenë 3 muaj kohë për vendimin final.

Monedha hungareze, forint, ra me 1.1% në raport me euron dhe investitorët atje kanë frikë se ndalimi i fondeve të BE-së do të shkaktojë një shitje të vrullshme të aseteve me origjinë hunagreze.

Hungaria është vendi i parë nën monitorim nga BE-ja, që pritet të penalizohet për minim të interesave europiane. Komisioni ka muaj të tërë që po heton erozionin e ligjit në qeverinë e Orban.

Kabineti i Orban, që ka humbur aksesin e fondit për shkak se ishte nën hetim, shpreson të marrë nga ai të paktën 40 mln euro deri në 2027-n.

Së fundmi, ajo ka ofruar krijimin e një agjencie kundër korrupsionit dhe ndryshimin e një numri ligjesh, duke përfshirë prokurimet publike, për të zbutur shqetësimet e BE-së.

Komisioni planifikon të sugjerojë që krerët e BE t’i japin Orban kohë për të përmbushur premtimet e tij për të frenuar korrupsionin, sipas njërit prej zyrtarëve. Hungaria do të ketë një muaj kohë për të vepruar sipas rekomandimeve të ekzekutivit të BE-së, por ky afat mund të zgjatet deri në një maksimum prej tre muajsh./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë