Politike

Territorialja/ PD e ndarë në Kuvend. Berisha: Kemi draft, votimi masiv për PD mund ta jetësojë   

Të martën nga kryesia e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj përcolli  një qëndrim në emër të grupit pas deklaratës së Taulant Ballës se reforma territoriale nuk ndryshon, duke zhvlerësuar për pasojë punën e deritashme të komisionit për reformën.

Enkelejd Alibeaj ndërmori edhe një tur në bazë per të marrë mendimin e demokratëve për ndarjen e re.

Të mërkurën nga selia e PD-së, Sali Berisha mblodhi deputetët  e “tij” për të folur edhe ai në emër të grupit të PD-së lidhur me punën e deritashme nga kjo seli për reformën territoriale.      

“Sot jemi mbledhur për të paraqitur raportin për reformën teritoriale, të përpunuar nga grupi i punës, të ngritur pranë Partisë Demokratike. Grupi i punës ka zhvilluar takime frekuennte me grupet e interesit, me qytetarë pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë…”, tha Luçiano Boçi në fillim të mbledhjes.

Ndërsa Berisha tha se më herët ishte bërë një Pazar mes Ramës dhe Bsshës që nëse ky i fundit do jepte votat për vettingun atëherë Rama do ti lintë si këmbim katër bashki.

“Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki.

Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit.

Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim.

Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale.

Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së…”, tha Berisha

I ndërgjegjshëm se PD-ja votat nuk i ka, Berisha nënvizoi se PD-ja e ka një draft dhe se ajo do të votohet vetëm pasi PD-ja të marrë mbështetjen masive të qytetarëve.

“Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur”, tha ai.

Me tej, Ylli Asllani foli konkretisht per permbajtjen e draftit ku propozohet ndarja e re me 95 bashki dhe 5 rajone.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë