Seanca parlamentare e së enjtes u fokusua tek debati për menaxhimin e fondeve të BE në përgjithësi dhe të IPA-s në veçanti ngritur kryesisht nga deputetët e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.
Kjo e fundit tha gjatë fjalës së saj se qeveria ka ndryshuar strukturën e menaxhimit të fondeve.
Sipas saj, struktura është shndërruar në një drejtori zyre pranë kryeministrisë nen drejtimin i Ilir Beqajt.
Tabaku theksoi se në 8 vite koordinatori i fondeve IPA është ndryshuar 4 herë, duke sjellë për pasojë mos thithjen e fondeve të BE.
“Kam ngritur me shqetësim faktin që qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA nga ish-kryenegoaciatori, në një drejtori zyre të re në kryeministri tek zoti Ilir Beqaj. Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë.
Dua të merrem më shumë me strukturën që ka ngritur qeveria shqiptare. Për mua e copëzojnë procesin, duke krijuar më shumë vështirësi. Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA
Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen…”, tha ajo.
Por deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka replikuar për një tjetër debat që lidhet me financimet ruse për PD-në gjatë fushatës zgjedhore të 2017, e risjellë në vëmendje nga një raport i detajuar i VOA referuar një raporti amerikan të kundërzbulimit.
“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë $ nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është një faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.
“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.
“I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë”, tha Majko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje