Monika Kryemadhi, pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim në KQZ, ka përcjellë një mesazh për ish kryetarin e PD, Lulzim Basha.
“Financimet ruse në të gjithë jetën politike dhe ekonomike sidomos në rajon normal që është bërë emergjente ngritja e barrierave e këtyre financimeve ruse. Mendoj që kjo gjë është ajo që ne kemi ngritur me kohë unë kam 6 vite që e them për prezencën ruse në Shqipëri. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, sa i përket financimeve mendoj se ka ardhur koha që të marrin eksperiencën e LSI—së të dalin nëpër media e të bëhen publike. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim dhe rishqyrtim. Sepse duke e bërë burokratike stimulojmë paratë e pista që vijnë në mënyrë të fshehur. E përgëzoj takimin me ambasadoren e SHBA-ve, mendoj se bashkëpunimi ynë të vazhdojë më tutje.
Takimi nuk përmendi emra, di të them që ka një proces që duhet të hetohet, të dini që asgjë nuk rri pa dalë, kush e ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje