Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, PS-PD shtyjnë raportin me dy javë  

Mandatet

Këshilli i mandateve votoi unanimisht për shtyrjen me dy javë të raportit për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Pas kërkesës së PD-së, për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka ka kërkuar dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike.

“Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efekt të natyrës së çështjes dhe për efekte të punës së ngarkuar të Kuvendit,’ tha Bushka.

Edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ra dakord për shtyrjen e mbledhjes me 14 ditë

“Që kërkoni çdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet. Që janë dy kërkesa kjo është e vërtetë. Ju kërkuat edhe më herët kohë për tu njohur me procedurat. Rëndësi ka t’i shkohet deri në fund, s’duhet të nxjerrim sebep. Dy javë, por dy javë të jenë, jo më shumë dhe jo të vijmë këtu pas dy javësh dhe të themi se duhet të njihemi dhe me disa materiale të tjera’ tha Alibeaj.

Opozita pretendon se bashkëshorti ka fituar statusin e investitorit strategjik në konflikt interesi duke qenë se Olta Xhaçka është deputete.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë