Politike

Kërcënimi nga financimet e fshehta ruse, Kim takim me Alibeajn dhe Ballën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me krerët e grupeve parlamentare PS e PD, respektivisht Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj një ditë pasi mbajti një qëndrim publik rreth financimeve të fshehta ruse.    

Të enjten Yuri Kim zhvilloi takim me komisionerin e zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, si dhe përfaqësues të tre partive politike PS, PD e PL.

“Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, u takua me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse, si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet antikorrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”, thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA-së e publikuar të enjten e 15 shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë