Bota

Rreziku rus, Scholz: Gjermania duhet të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen e Europës

Forcat e armatosura gjermane duhet të bëhen më të pajisurat e Europës, me vendin të gatshëm të marrë përsipër një përgjegjësi udhëheqëse në garantimin e sigurisë së Europës, tha kancelari Olaf Scholz.

“Si vendi më i populluar me fuqinë më të madhe ekonomike dhe si një vend në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të bëhet gur themeli i mbrojtjes konvencionale në Europë, forca më e pajisur në Europë”, u tha Scholz gazetarëve në një konferencë në Berlin.

“Ne po e bëjmë të qartë bindshëm: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë udhëheqëse për sigurinë e kontinentit tonë”, vazhdoi Scholz.

Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin aktualisht përbën kërcënimin më të madh për aleancën e NATO-s.

Kancelarja gjermane tha se forcat e armatosura gjermane kishin marrë për një kohë të gjatë role të tjera si shpimi i puseve, sigurimi i ndihmës humanitare, frenimi i përmbytjeve, gjithashtu ndihma me vaksinimet gjatë pandemisë.

“Por ky nuk është misioni juaj thelbësor. Detyra thelbësore e Bundesëehr-it forcave të armatosura gjermane është mbrojtja e lirisë në Europë”, tha ai.

Scholz tha gjithashtu se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s, në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

“Ne, evropianët, megjithatë duhet të marrim shumë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s”, tha Scholz.

“Ne do të duhet të mësohemi me faktin se Rusia e Putinit do ta përkufizojë veten si një kundërshtar i SHBA-së, i NATO-s dhe BE-së në të ardhmen e parashikueshme”, shtoi ai.

“NATO mbetet përgjegjëse për mbrojtjen kolektive të të gjithë aleancës me fokus në Europë. Parandalimi i besueshëm mbetet elementi thelbësor”,  përfundoi kancelari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë