Sport

Komisioni Antimafia zbulon mospërputhje të dhënash për vdekjen e Pantanit

Gazeta Si – Sipas konkluzioneve të komisionit mungojnë të dhënat e vlerës së gjakut dhe në hetimin për vdekjen e çiklistit italian janë zbuluar mospërputhje logjike dhe metodologjike.

“Të dhënat përfundimtare që janë dorëzuar nuk janë bindëse. Ka mospërputhje si për sa i takon skualifikimit nga ‘Giro d’Italia’, ashtu edhe për rrethanat që çuan në vdekjen e Marko Pantanit”. E thotë Xhovani Endrici, i cili ka koordinuar komitetin e Komisionit Antimafia, duke bërë të ditur para shtypit relacionin përmbyllës.

Xhovani Endrici. Gazeta Si, 17 shtator 2022

“Në rastin e parë, – ka shpjeguar Endrici, – lë dyshime fakti që askush nuk ka dashur të marrë në konsideratë rregullat për kontrollet. Pantani është akuzuar për mashtrim sportiv dhe askush nuk ka verifikuar çfarë thoshin protokollet e analizave, që ne kemi parë se janë të paplota”.

“Disa verifikime nuk janë bërë, – shton Endrici – dhe sot nuk kemi mundësi t’i gjejmë këto të dhëna”. Bëhet fjalë për analiza gjaku dhe për këtë çështje komisioni ka audituar Renato Valanxaska. “Dyshimi që mafia mund të ketë infiltruar ‘Giro d’Italia’ mbetet një hipotezë e hapur, nuk e përjashtojmë”, – shton ai.

Për vdekjen e Pantanit, Endrici ka thënë: “Janë zbuluar disa mospërputhje logjike dhe metodologjike. Kemi parë që disa dyer nuk janë hapur në lidhje me hipotezën se ka pasur persona të tjerë të përfshirë në atë vdekje. Nuk është kompetenca jonë dhe përshëndesim iniciativën e Prokurorisë së Riminit që ka rihapur hetimet. Ne jemi gati të bashkëpunojmë për të nxjerrë të vërtetën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë