Politike

Partia e Lirisë e ka me Erion Veliajn: Zhdukja e gjelbërimit në Tiranë, një nga krimet më të shëmtuara   

Pak kohë më parë, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, protestoi tek inceneratori i Tiranës duke e cilësuar si vend krimi.

Vëmendja e tij politike  është fokusuar tek Tirana ku Partia e Lirisë publikon thuajse çdo dite video denoncimesh nga media dhe strukturat e saj për cilësinë e punëve publike në kryeqytet.

Një “luftë” politike që duket se është reciproke.

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha  në “Opinion” të enjten e kaluar se pas denoncimeve në SPAK për Ilir Metën dhe atë qëndron Erion Veliaj.

Së fundmi, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka publikuar një video krahasuese në dy vjet se çfarë ka ndodhur në një nga zonat më të gjelbëruara të Tiranës.   

 “Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj  kanë bërë ndaj Tiranës.

Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.

Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.

Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranën…”, shkruan Blushi në faqen e tij Facebook, duke e shoqeruar edhe me nje video


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë