“Pa referendume ka ende një mundësi shumë të vogël për një zgjidhje diplomatike, kurse me referendume jo”. Ky është qëndrimi i presidencës ukrainase, i shprehur nga zëdhënësi Serhiy Nykyforov, për mediet vendëse.
Parlamenti i Lugansk ka aprovuar në fakt referendumin mbi aneksimin nga Rusia. Referendume do të ketë edhe në Donetsk dhe rajonin e Kherson.

Për këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Referendumet fiktive nuk kanë legjitimitet dhe nuk e ndryshojnë natyrën e luftës dhe agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, – tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje