Gazeta Si – Pritja dhe mbështetja për rusët që duan t’i shpëtojnë rekrutimit ushtarak, rrezikon të kthehet në një çështje në BE.
Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia do të mbyllin dyert për qytetarët rusë që ikin për t’i shpëtuar mobilizimit të shpallur nga presidenti Vladimir Putin, duke mos pranuar kërkesat për azil.
Finlanda do të mbyllë kufijtë e saj për turistët rusë “për të reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve që vijnë në Finlandë nga Rusia”, tha presidenti Sauli Niinistö.
Republika Çeke do t’i trajtojë këto raste si viza normale dhe jo si viza humanitare (ishte vendi i parë i BE-së që pezulloi dhënien e vizave për qytetarët rusë që më 25 shkurt).
Nga ana tjetër, Hungaria do t’i mbajë kufijtë e saj të hapur jo vetëm për kundërshtarët e Putinit, por edhe për turistët rusë, pavarësisht vendimit në nivel të BE-së për të vështirësuar lëshimin e vizave të këtij lloji.
Ndërsa Gjermania kërkon një zgjidhje të koordinuar në nivel evropian, edhe pse Ministrja e Brendshme Nancy Faeser kujton se “dezertorët që rrezikojnë represione të rënda përgjithësisht, marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani”.
“Është një çështje e re, të cilën ne po e monitorojmë”, tha të premten zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer, duke kujtuar se “ka tashmë një kornizë që garanton kërkesën për azil për njerëzit që mendojnë se e kanë të drejtën e saj”. Kompaktësia e Bashkimit rrezikon të testohet ashpër.
Trajtimi i kërkesave për azil të dezertorëve rusë, do të jetë në tryezë në takimin e Mekanizmit të Integruar të Reagimit Politik të thirrur nga presidenca çeke e BE-së të hënën.
Rreziku është se vendet e BE-së do të jeenë në të njëjtën linjë të ashpër.
Megjithatë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai ishte “në parim” në favor të hapjes së dyerve të BE-së për rusët që ikin nga mobilizimi.
Letonia, Estonia dhe Polonia kanë njoftuar se nuk do t’i pranojnë ato kërkesa për azil për arsye të sigurisë kombëtare dhe rregullat e Shengenit lejojnë që qasja të refuzohet për arsye të sigurisë së brendshme dhe rendit publik.
Por është edhe e drejta e azilit për ata që kundërshtojnë një regjim. Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, ia besoi mendimin e tij Tëitter-it: “Rusët duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë. Kundër Putinit”.
Sipas ministrit të Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, “ata që ikin nga vendi, sepse nuk duan të përmbushin detyrimet e vendosura nga shteti i tyre, nuk i plotësojnë kushtet për vizë humanitare”.
Megjithatë, “fakti që shumë rusë nuk duan të marrin pjesë në luftë, është një shenjë e mirë”, theksoi zëdhënësi i kancelarit gjerman, Steffen Hebestreit, por “një zgjidhje e qëndrueshme” duhet të gjendet me partnerët e tjerë evropianë.
“Në të gjitha kërkesat për azil, do të jetë e nevojshme të verifikohet se në të vërtetë ka pasur një dezertim”, saktësoi Hebestreit, duke shtuar se është e nevojshme të sigurohet që ata që kërkojnë të pranohen të mos lëvizin në Evropë me një mandat nga Moska.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje