Gazeta Si – Në moshë 22-vjeçare, çiklisti belg Remco Evenepoel, sulmoi për herë të parë 59 kilometra para finishit dhe la pas gjithë big-ët, nga Van Aert te Pogaçar. Këtë sezon kishte fituar Liezh-Bastogne-Liezh dhe Vueltën.
Ditën e arrestmit të Mathieu Van der Poel, i ndaluar nga policia pas një zënke me dy djem që vraponin në korridorin e hotelit të tij, duke e lënë pa gjumë, Botërori i Wollongong ka nxjerrë në skenë talentin e jashtëzakonshëm Remco Evenepoel.

22-vjeçari që deri 7 vjet më parë ishte regjisori i kombëtares belge të futbollit U-17, i rritur në fidanishten e Anderlehtit, ka triumfuar në Botërorin australian me një aksion nga larg, specialitet i tij. Mbërriti mes lotëve edhe këtë herë, në një ditë të nxehtë.
Është çiklisti i 7-të më i ri në moshë që shpallet kampion bote: 22 vjeç e 243 ditë. Këtë klasifikim e hap bashkombasi i tij Karel Kaers, medalje ari në 1934-ën, në moshën 20 vjeç e 76 ditë.
Botërorin Evenepoel nisi ta fitonte 59 kilometra nga fundi, me shkëputjen në maloren e Mount Pleasant, të mbyllur me 25 kilometra i vetëm në majë. Evenepoel Është shpallur dy herë kampion me të rinjtë në Insbruk 2018.
Bashkë me belgun në pod janë ngjitur francezi Laporte dhe australiani Mattheës. Pas tyre kaluan finishin Van Aert, Mateo Trentin, Kristof, Sagan, Betiol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje