Gazeta Si – Të paktën 14 persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë të hënën në mëngjes në Rusi gjatë të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Izhevsk, në Republikën e Udmurtia, 970 km larg Moskës.
Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se 14 nxënës dhe 7 të rritur u plagosën. Autori i ngjarjes së rëndë, një ish-nxënës i kësaj shkolle ka vrarë veten në vendngjarje.
Ende nuk dihet motivi i personit që hapi zjarr në shkollën ku frekuentonin rreth një mijë nxënës dhe që më pas kreu vetëvrasje.
Mes viktimave janë dy mësues dhe dy roje sigurie, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit u evakuuan nga ndërtesat e shkollës.
Një ligjvënës vendas tha se sulmuesi ishte i armatosur me dy pistoleta. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citoi hetuesit se personi i armatosur kishte veshur një bluzë me një simbol nazist dhe një kapuç.
“Sulmi terrorist në shkollën e Izhevsk me sa duket është kryer nga një mbështetës i një organizate neofashiste”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.






Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore.
Mësuesit dhe nxënësit janë evakuuar, raporton BBC, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Sipas një videoje të publikuar në Telegram, burri kishte veshur një këmishë të zezë me një svastikë të kuqe: quhej Artem Kazantsev, i lindur në 1988, me origjinë nga qyteti i Izhevsk, i diplomuar në të njëjtën shkollë.
Aktualisht, hetuesit e Komitetit Hetues Rus po kryejnë një kontroll në vendbanimin e tij, po studiohet identiteti i sulmuesit, opinionet e tij dhe mjedisi përreth, aderimi i tij ndaj vizioneve neofashiste dhe ideologjisë naziste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje