Bota

Erdogan zbut Putinin, pranon t’u rikthehet bisedimeve me Ukrainën

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë bisedimeve me homologun turk Rexhep Erdogan në Samarkand se Rusia mund t’u kthehet negociatave me Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ankarasë, Mevlut Çavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Ministri i Jashtëm turk nuk ka specifikuar kushtet nën të cilat mund të vazhdojë procesi i negociatave.

Ndërkohë, kreu i Kremlinit Vladimir Putin, gjatë një vizite në Moskë me homologun e tij bjellorus Lukashenko, tha: “Perëndimi duhet ta respektojë Rusinë”.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se dy varre të tjera masive u zbuluan në Izyum në Ukrainën verilindore pas çlirimit nga pushtimi rus në fillim të këtij muaji.

“Kam marrë më shumë informacion, – i tha Zelensky CBS në një intervistë të transmetuar këtë mëngjes nga CNN. – Ata gjetën edhe dy varre masive të mëdha me qindra njerëz”.

“Po flasim për një qytet të vogël, Izyum. Ka dy varre të tjera masive në një qytet të vogël. Kjo është ajo që po ndodh”, shtoi Zelensky.

Të premten, autoritetet ukrainase përfunduan zhvarrosjen e më shumë se 400 trupave nga një vend varrimi masiv i zbuluar në të njëjtin qytet.

Shumica e trupave treguan shenja të vdekjes së dhunshme dhe 30 kufoma kishin shenja torture, sipas një zyrtari lokal.

Unë i qëndroj versionit që kam kryer procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi. Në çdo kohë që do të më jepej mundësia që të punoja për shtetin, do të bëja të njëjtën gjë që ka të bëjë vetëm me ligjet dhe forcimin e shtetit shqiptar. Unë kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me të gjithë stafin tim të linjës vertikale, horizontale dhe vartësve të mi që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet. Nuk e di çfarë është bërë më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë