Politike

Paloka: Kontakte me sindikatat dhe grupimet e mëdha për fillimin e protestave

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, tha pas përfundimit të Këshillit Kombëtar se aksioni i opozitës do të fokusohet tek grevat dhe protestat, ndërsa njoftoi se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.

“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë