Astrit Patozi ka komentuar reagimet e politikës shqiptare kryesisht asaj të djathtë për fitoren e Giorgia Melonit, kur thotë se të gjithë duan të jenë si kjo e fundit, por nuk pranojnë humbjen si në rastin e kundërshtarit të saj majtistit Enrico Letta që konfirmoi dorëheqjen e parevokueshme pas rezultatit të dobët në zgjedhje kongresin e afërm të partisë.
“Kur thonë se duam t’i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.
Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.
Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.
Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra”, shkruan Patozi në Facebook.
Në zgjedhjet politike të së dielës, qendra e majtë mori rreth 26.1 për qind të votave, pak më shumë se një të katërtën e totalit dhe Partia Demokratike mori pak më shumë se 19%. Është një rezultat pak më i lartë se ai i vitit 2018, i konsideruar si humbja më e rëndë në historinë e saj dhe më e ulët se ajo e parashikuar nga sondazhet në fillim të fushatës elektorale.
Drejtuesi i PD-së Enrico Letta bëri të ditur mëngjesin e së hënës se do të mbledhë kongresin e partisë të planifikuar fillimisht për në mars ku do të njoftojë se nuk do të rikandidojë për postin e Sekretarit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje